Justifikohet Benzema: Bëj 10 km çdo ndeshje
Pëlqej
Karim Benzema përpiqet të shfaqet i qetë në konferencën për shtyp nga qendra stërvitore e kombëtares ku ka folur si për Real Madrid ashtu edhe për kombëtaren e Francës. Bomberi numëron plot 1200 minuta pa shënuar me fanellën transalpine, por kjo pak e shqetëson.


"Ka nga ana lojtarë që shënojnë dhe nga ata që të bëjnë të shënosh, por unë nuk mendoj aspak për këtë sepse dua që skuadra ime të fitojë përherë. Nëse shënoj unë në një fitore është edhe më mirë, madje më duhet ta pranoj se dëshiroj të rikthehem sa më shpejt te goli", është shprehur francezi.

Në vijim, Benzema justifikon shterpësinë e tij edhe me fanelën "merengues", duke theksuar se ai po bën gjithçka për këtë skuadër.

"Të dhënat flasin qartë, unë vrapoj nga 10 kilometra në çdo ndeshje prandaj askush nuk mund të thotë se nuk kam më dëshirë për të luajtur futboll. Ndihem shumë mirë fizikish, jam i lumtur dhe padyshim qe dëshiroj të përmirësohem akoma edhe më shumë", vijoi Benzema.

Në fund, sulmuesi i Real Madrid komenton edhe ecurinë e Francës në eliminatoret e botërorit, duke e pranuar se do të ishte një shok për të gjithë vendin nëse "Gjelat" nuk arrijnë të sigurojnë kualifikimin për në botërorin e "Brazil 2014". /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori