Justin Kluivert refuzon kalimin tek Manchester United
Pëlqej
Mediat britanike raportojnë se Justin Kluivert ka refuzuar mundësinë e transferimit te gjiganti i Ligës Premier, Manchester United.

Talenti i Ajaxit ka qenë i lidhur shumë qe një vit me skuadrën e madhe angleze.

Pëlqimi i drejtuesve të Unitedit dhe trajneri Jose Mourinho thuhet se vjen nga finalja e Ligës së Evropës, ku Unitedi u përball me Ajaxin.

Raportet e mediave sugjeruan se Unitedi ishin të gatshëm të paguajnë 10 milionë funte për të nënshkruar me djalin e yllit legjendar holandez të Barcelonës, Patrick Kluivert.

Megjithatë, sipas gazetës angleze Metro, talenti i Ajaxit, Justin Kluivert ka hedhur poshtë mundësinë e një lëvizjeje te Djajtë e Kuq.

“Kam dëgjuar thashethemet, por unë nuk kam folur me Mourinhon”, ka thënë fillimisht Kluivert.

“Një lëvizje për Manchester United nuk do të kishte kuptim, të paktën tani”, përfundoi talenti holandez.

Ndryshe, Kluivert po përjeton një super-formë këtë sezon me Ajaxin, ku në 17 ndeshje në kampionat ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2018, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori