Juve, 3 emra të nxehtë për mbrojtjen (FOTO LAJM)

Marc-Oliver Kempf - Eintracht Frankfurt
Juventus vazhdon të shikojë te futbollistët e rinj për merkaton e janarit. Klubi bardhezi, pavarësisht refuzimeve gjatë verës, pas disa muajsh do të rikthehet sërish te Marc-Oliver Kempf, mbrojtësi 18-vjeçar i Eintracht Frankfurt duke shpresuar se në janar lojtari do të ndërrojë mendje.

Por në objektivin e kampionëve të Italisë janë edhe dy mbrojtës të tjerë të talentuar. I pari është Fabian Schar, 22-vjeçari i Basel, por nuk mbetet pas as braziliani i Botafogos, Doria, për të cilin "Zonja e Vjetër" interesohet prej muajsh. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2013, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori