Juve, 30 milionë euro për Suarez ose Van Persie
“Juventusi ka 30 milionë euro për t’i investuar në Premier League”. Është kjo ajo që theksonte media angleze ditën e djeshme, duke zgjeruar edhe më tej këtë argument. Ajo thekson se me torinezët të kualifikuar në Ligën e Kampioneve, presidenti Andrea Agnelli do të investojë minimalisht 30 milionë euro për blerjen e një bomberi që luan në kampionatin ishullor.

Emrat janë Luis Suarez i Liverpool dhe Robin Van Persie i Arsenal. Për më tepër, emrat e uruguaianit dhe hollandezit janë edhe dy preferencat kryesore të trajnerit Antonio Conte. Njëri prej Suarezit dhe Van Persie do të trashëgojë fanellën me numër 10 të kapitenit Alessandro Del Piero, ndaj për ta kjo sakrificë financiare është më se e detyrueshme. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2012, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori