Juve, 48 orë nga "ëndrra" Falcao
Pëlqej
"Juve 48 orë nga ëndrra Falcao". "La Gazzetta dello Sport" këmbëngul edhe sot rreth tratativave që mund ta veshin bardhezi sulmuesin kolumbian. Sipas "la Rosea", bomberi i Monacos do Torinon, por më parë klubi nga Principata duhet të pranojë huazimin dhe të injorojë 60 milionë eurot që ofron Real Madrid.

Por nga se varet e ardhmja e Radamel Falcaos? Sipas asaj që shkruan Carlo Laudisa, "gjithçka varet nga takimi mes presidentit të Monacos Dmitrij Rybolovlev dhe agjentit të futbollistit Jorge Mendes që pritet të mbahet gjatë 48 orëve të ardhshme. Pasi mbylli kalimin e Di Marias te Manchester United agjenti i famshëm portugez do të vendosë edhe për të ardhmen e "El Tigre"-s, ëndrra e madhe e Juventusit.

Nëse nuk arrihet Falcao alternativat më të mundshme për kampionët e Italisë janë Xherdan Shaqiri ose Javier Hernandez. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori