Juve, 6 goditje të tjera me parametra 0 (FOTO LAJM)

Nemanja Vidiç - Manchester United
Tre: Numri perfekt e tregon më së miri fitoren e djeshme të Juventus kundër Napolit. Tre gola dhe tre pikë për kampionët e Italisë falë golave të tre futbollistëve të marrë me parametra zero në tre merkatot e fundit: Llorente, Pirlo dhe Pogba. Dhe për këtë arsye drejtuesit bardhezinj janë gjithmonë vigjilentë ndaj futbollistëve që u skadon kontrata. Edhe këtë vit kanë ndjekur Luis Nanin, që më pas rinovoi me Manchester United. Ndërsa tani në axhendën e Giuseppe Marottas është një tjetër futbollist i "Djajve të Kuq", mbrojtësi serb Nemanja Vidiç.

Por ndiqet me shumë interes edhe Xabi Alonso i Real Madrid, Menez i PSG, ndërsa në Itali ndiqen tre futbollistë që janë në përfundim të kontratës me klubet aktuale: Abate i Milan, D'Ambrosio i Torinos dhe Zielinski i Udineses. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2013, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori