Juve akuzon Milanin: 4 arsye pse fotoja është modifikuar
Goli fantazëm i Robinhos kundër Catanias, ka provokuar një reagim shumë të madh tek Milani. Klubi kuqezi ka reaguar edhe nëpërmjet faqes së saj të internetit, duke treguar foto ilustruese. Ndërkohë, gjithmonë nëpërmjet internetit, ka ardhur edhe reagimi i tifozëve të Juves, sipas të cilëve, Milanit ka modifikuar foton, për të provuar hipotezën e saj.

Sipas disa forumeve, fotografia e këtij episodi është modifikuar. Sipas faqes “Juve orgoglio bianconero”, janë katër pika shumë të qarta, që hedhin poshtë hipotezën që topi ka kaluar vijën. /albeu.com/

Ja katër pikat e trukimit:

1) 2 shtyllat, ai i majti është shumë i madh, ndërkohë që ai i djathti në krahasim me tjetrin është shumë i hollë. Kjo tregon se fotografia ka pësuar një modifikim shumë të qartë. Shtylla e djathtë, lart është më e trashë dhe posht vjen shumë e holluar.

2) Fundshpina e Markezes, është e spostuar në mënyrë shumë të qartë në krahasim me trupin.Edhe kjo është një shenjë shumë e qartë që pamjet janë të modifikuara, pasi trupi nuk mund të qëndrojë ashtu

3) Nëse topi do të ishte goditur në atë mënyrë, ku është edhe këmba e mbrotjësit, atëherë topi do të shkonte ose në rrjetë ose në shtyllë. Topi ka marrë formën e kartonave të dikurshëm.

4) Në fund, vija e bardhë e fushës, errësohet shumë kur afrohet nga shtylla e djathtë. Edhe kjo është një provë tjetër që pamjet janë ndryshuar posaçërisht.
Shtuar më 02/04/2012, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori