Juve ankohet për gjykimin, reagon ashpër Guardiola
Ka reaguar me forcë kundrejt gjykimit drejtori juventin Beppe Marottaankohet për rastin e golit nga Alvaro Moratta, gol i anuluar ky për pozicion jashtë loje pasi topi i erdhi nga Sami Khedira pas një gabimi të portierit Manuel Neuer.

Në pamje të parë dukej si një anullim i saktë por pas përsëritjes së aksionit, dukej se goli i spanjollit mund të akordohej si i rregullt, gjë që do ta bënte rezultatin 0-3 për Juventusin.

“Nuk kërkoj të shfajësohem por dua që në të ardhmen klubet italiane të mos mbesin kaq të pambrojtura. Disa arbitrime të dhëmbin,” – tha Marotta që mori kundërpërgjigjen rrufe nga Pep Guardiola.

“Juventus është klub tepër i madh për tu ankuar për këto lloj situatash. Kur humb, jep dorën dhe ikën në shtëpi. Përgëzohet kundërshtari. Ata patën raste dhe shënuan dy herë. Ndoshta goli nuk ishte ofsajt por këto ndodhin në futboll.”
Shtuar më 17/03/2016, ora 09:22
Agim Dila
e Enjte 17 Mars 2016, Ora 23:59
Perse rezultati do te ishte 3:0??? Goli u anulua jur rezultati ishte 1:0 dhe jo 2:0. Po te mos ishte anuluar goli, nuk do te thote se Juve do te shenonte serish, per arsye se loja pas golit te dyte do te behej me ndryshe.
Me pelqen komenti i Guardioles. Gabime ndodhin ne ndeshje, per referin ishte shume veshtire te e njoh se a ishte pozita jashte loje apo jo....Juve eshte vete fajtor qe shansat nuk i realizoi. Pas ndeshjes nuk duhet kerkuar faji te referi por te vetvehtja.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori