Skuadra e Juventusit përgatitet për një mision të dyfishtë për ndeshjen me Malmoe. Kampionët e Serisë A synojnë ta nisin me këmbën e mbarë fazën e grupeve të Champions League, por nga ana tjetër po monitorojnë me kujdes
talentin Martin Odegaard.
15-vjeçari po mahnit me paraqitjet e tij me skuadrën e Stromsgodset, ku e konsiderojnë pasuesin e Lionel Messit.
Në
fakt cilësitë e
djaloshit të
lindur në vitin 1998 nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së Barcelonës, që kërkon ta bëjë pjesë të akademisë së saj të famshme La Masia.
Drejtuesit Juventinë duhet të lëvizin shpejt, sepse klubet e mëdha europiane nuk do ta lënë t’u ikë rasti nga duart. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014,
ora 15:38