Juve-Bayern, "luftë" për yllin e Romës
Skuadra e Juventusit dhe Bayernit kanë një objektiv të përbashkët në merkato. Bëhet fjalë për yllin e skuadrësRomës, Kostas Manolas. Mbrojtësi grek cilësohet nga drejtuesit e Juventus si një përforcim shumë i mirë duke parë moshën e Barzaglit apo mosbindjen e marokenit Madhi Benatia.

Por bardhezinjtë nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi në garë për të është edhe skuadra e Bayernit. Kampionët në fuqi të Gjermanisë kërkojnë të rinovojnë repartin difensiv dhe krerët më të lartë të skuadrës bavereze e admirojnë lojën e Manolas. /albeu.com
Shtuar më 14/11/2018, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori