Juve bën gati ofertën për yllin e Chelsea-t
Juventus nuk ka hequr dorë nga dëshira për të pasur në skuadër sulmuesin e Chelsea-t, Oscar.

Bardhezinjtë do të paraqesin një ofertë në merkaton e Janarit për lojtarin. Kjo nuk është hera e pare që Kampionet e Italisë kërkojnë brazilianin, pasi tentuan ta merrnin edhe ne merkaton e verës.

Oscar preferoi qëndrimin në “Stamford Bridge”, por hapësirat për të gjatë këtij sezoni kanë qenë të pakta. Te Juventusi shpresojnë ta bindin 25-vjeçarin për të zbarkuar në Seria A me faktin se mund të luajë rregullisht.
Shtuar më 25/10/2016, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori