Në shtëpinë e Juventusit merkatoja nuk ndalet kurrë. Skuadra e Massimiliano Allegrit sot në mbrëmje do të luajë përballë Cesenas në ndeshjen e javës së katërt të Serie A, por në të njëjtën koha drejtuesit e skuadrës vazhdojnë punën për përmirësimin e grupit.
Gigi Buffon është kapiteni dhe siguria mes shtyllave, por karta e identitetit kujton 36 vitet e tij dhe "Zonja e Vjetër" duhet të gjejë pasardhësin. Nicola Leali,
Vincenzo Fiorillo apo
Emil Audero janë disa prej
emrave që përfliten, por një tjetër kandidaturë e fortë mund të jetë edhe Kevin
Trapp, portieri i i Eintracht Frakfurt.
Trapp ka një kontratë që skadon në vitin 2016 dhe siç raporton "Calciomercato", tratativat për rinovim janë bllokuar dhe e ardhmja e tij mund të jetë Italia. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014,
ora 17:45