Juve-Chelsea, statistika dhe kuriozitete
Sot e gjithë vëmëndja e Champions League do të jetë në "Juventus Stadium" ku luhet supersfida e Grupit E mes Juventus dhe Chelsea. Kampionët në fuqi të Italisë dhe Europës nuk duhet të gabojnë sot nëse duan të vazhdojnë më tej në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Ja statistikat dhe kuriozitetet e kësaj përballje:


1 - Fitorja e fundit 4-0 e Juves ndaj Nordsjelandit i dha fund rekordit të nëntë barazimeve radhazi në Europë.

2 - Kampionët e Italisë kanë një rekord pozitiv ndaj skuadrave angleze në Torino. Ata kanë fituar 12 nga 20 ndeshje. Por në 6 duelet e fundit kanë dalë vetëm një herë fitimtarë.

3 - Buffon, Bonucci, Marchisio dhe Pirlo kanë luajtur çdo minutë në katër ndeshjet e para të grupit, ndërsa nga Chelsea këtë rekord e mbajnë Çeh, Ivanoviç dhe David Luiz.

4 - Chelsea ka fituar vetëm një herë në 8 vizitat e tyre në Itali. Ata kanë mundur Lazion 4-0 në fazën e grupeve gjatë sezonit 2003-04.

5 - Blutë e Londrës kanë fituar vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit të Champions-it në transfertë, ndërsa në Premier League nuk fitojnë prej 4 ndeshjesh.

6 - Di Matteo ishte në fushë me kombëtaren italiane kur portieri i Juventusit, Gigi Buffon, debutonte me fanellën e kaltër. Italia barazonte 1-1 me Rusinë në ndeshjen e parë të play off-it për një biletë në Botërorin "France 1998″.

7 - Torres dhe Mata i shënuan që të dy Italisë në finalen e fundit të Europianit me Spanjën (4-0).

8 - Dyshja e Juves, Chiellini dhe Marchisio, është vetëm një karton larg pezullimit. Nëse do të ndëshkohen sot, ata nuk do luajnë në ndeshjen e fundit në grup, ashtu si David Luiz për Chelsea.
Shtuar më 20/11/2012, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori