Juve-Conte, deri në 2015
ara se të japë dëshminë në zyrën e prokurorit Palazzi, për të sqaruar pozicionin e tij në skandalin e fundit të basteve, Antonio Conte do të firmosë rinovimin e kontratës me skuadrën e tij Juventus. Për teknikun që shpalli bardhezinjtë është gati një akord i ri deri në në vitin 2015 me një paë e cila do të rritet në 3 milionë euro në vit.

Ky është një vlerësim për titullin e fituar me mund, por edhe një sinjal i fortë për botën e futbollit italian: Juventus i beson trajnerit Conte në lidhje me skandaline basteve, ku emri i Contes përmendet në përgjime.

'Mendoj se ka të drejtë trajneri. Po lexojmë opinione të ndryshme në media, dhe po shohim se kush do të thirret në gjykatë. Kemi besim te organet e hetimit” tha presidenti Andrea Agnelli. Kontrata është një motivim shtesë për ti dhënë qetësinë Contes, pas humbjes në finalen e kupës së Italisë, pasi tani po mendohet një merkato e denjë për Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori