Juve, Conte në hapat e Capellos
Pëlqej
Pas dy viteve ku morën vetëm elozhe, ky i treti ka nisur me disa kritika, ndonëse në 7 ndeshjet e para të kampionatit Juventusi ka siguruar 6 fitore dhe 1 barazim. Dhe, duke parë statistikat, ky ekip është i ngjashëm me atë të Fabio Capellos, për të mos thënë që në disa detaje është edhe më mirë. Me suksesin e fundit kundër Milanit, Antonio Conte ka çuar në 106 ndeshjet e tij me "Zonjën", ndërsa trajneri aktual i Rusisë u ndal në kuotën 105. Ajo që bie në sy është numri i njëjtë i fitoreve për të dy, 68.

Por Conte ecën më fort se Capello në lidhje me humbjet, duke parë që Fabio koleksionoi 13, ndërsa Antonio 9. Për sa u përket barazimeve, ato janë 29 për Conten dhe 24 për Capellon, ndërsa golat janë 181 të shënuar me 81 të pësuar për "Don Fabion" kundrejt 195 të shënuarve dhe 73 të pësuarve për "gjeneralin" aktual.

Por, edhe trofetë shohin në avantazh Conten, me 2 tituj kampion dhe dy Superkupa Italie, ndërsa Capello vetëm dy tituj. Natyrisht që në vitet e Fabios rivaliteti ishte më i madh, por edhe Antonio mahniti, duke rikthyer Juven te titulli pas dy vendesh te 7-ta radhazi, me po të njëjtin bosht lojtarësh që kishin paraardhësit e tij. /albeu.com/



Shtuar më 09/10/2013, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori