Juve, Conte nuk shkon në Firence
"Conte mund edhe të mos vijë fare në Firenze, pasi prej një muaji e gjysëm kemi arritur një telepati perfekte me njëri tjetrin. E dimë atë që duhet të bëjmë dhe mendojmë njësoj për cdo gjë".

Massimo Carrera i është përgjigjur kështu pyetjeve nëse trajneri I skualifikuar mund edhe të heqë dore nga transferta e Firences duke marrë parasysh edhe atmosferën shumë të nxehtë që përjeton kjo sfidë. Zëvendësuesi i Contes, megjithatë mundohet të lërë mënjanë tensioned dhe të përqëndrohet tek forca e kundërshtarit.

"Ajo e Firenze është një ndeshje si gjithë të tjerat, ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Tensionet e kësaj sfide janë jashtë, megjithatë shpresoj të mos ketë asnjë incident dhe gjithcka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme", tha ndihmësi i Contes.

Në fund zv/trajneri Carrera hedh sytë nga kampionati edhe nga kundërshtarët që nuk po kalojnë një moment të mirë.

"Do ta marrin veten pasi kanë shumë kohë në dispozicion për të rikuperuar dhe përmirësuar. Por edhe ne kemi përmirësim të ndjeshëm megjithatë kemi akoma shumë për të punuar. Gjithsesi tani jemi më të vetëdijshëm për forcën tonë", u shpreh Carrera.

Në përballjen me Fiorentinën duhet të rikthehet në formacion Andrea Pirlo, dhe stafi bardhezi po studjon një mënyrë të re për ta cbllokuar nga markimi një për një mesfushorin bardhezi nga kundërshtarët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2012, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori