Juve-Conte, vazhdojnë së bashku
Antonio Conte vendos të qëndrojë te Juventusi. Pas më shumë se tre orë takimi mes drejtuesve dhe trajnerit, palët ranë dakort që tekniku lecez të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës dhe madje dhe të projektojë merkaton e verës, duke qënë vetë iniciator për cdo lëvizje të mundshme.

Conte mes kërkesave të tij, i paraqiti klubit dhe blerjen e dy kampionëve dhe një rol manaxheri përvecse përfshirjen në staf të Giampiero Ventrone ish përgatitësi atletik i Juventusit në kohën kur Conte ishte futbollist. Pasi fitoi dhe rifitoi në Itali, Conte dëshiron të konkurrojë me skuadrat më të mira europiane.

Nga këtu ka lindur edhe kërkesa për një "top player" që nuk duhet të dështojë për të tretin vit radhazi. Madje këtë vit, Conte jo vetëm që kërkon ta realizojë por edhe ta dyfishojë atë. Dy lojtarë, dy futbollist të rëndësishëm që do ti lejojnë sipas trajnerit Conte, Juventusit të bëjë më në fund kapërcimin cilësor.

Tekniku bardhezi duket se ka marrë dhe okejin që përvecse afrimeve të lojtarëve të rinj të vendosë edhe për ata që duhet të largohen. Nga këta duhet absolutisht të përjashtohen shitjet e Paul Pogba dhe Arturo Vidal sidomos i dyti që ka shumë kërkesa nga jashtë Italisë pa harruar që duhet parë pozicioni i disa veteranëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2013, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori