Juve dhe Inter ekipet më të dhunshme në Europë
Juventusi dhe Interi për momentin janë ndër ekipet më të dhunshme në Europë. Statistikat e përpiluara nga sezoni 1992-93m tregon se këto dy skuadra kanë numrin më të madh të kartonëve të kuq në Champions League.

Statistika, që nuk përfshin ndeshjet e fazës para eliminatore, tregon se bardhezinjtë janë në kuotën e 21 të kuqve, teksa i fundi u regjistrua në mbrëmjen e djeshme nga Hernanes. Zikaltrit për momentin qëndrojnë në vendin e dytë me 17 të tillë.

Më pas në pod qëndron ekipi i Arsenalit me 16 kartonë të kuq, e ndjekur nga Bayerni dhe Galatasaray me nga 15./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2015, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori