Juve dhe Napoli pas yllit të Ajaxit
Sezoni i verës mesa duket do të jetë një betejë për Juventusin dhe Napolin, pasi të dyja skuadrat kërkojnë shërbimet e futbollistit të Ajaxit, Davy Klassen.

“Calciomercato”, ka lajmëruar se të dy klubet që luftojnë për titullin e Serie A, do të garojnë edhe jashtë fushës për shërbimet e 22-vjeçarit.

Mesfushori holandez ka qenë i shkëlqyer në këtë sezon në Eredivisie duke dhuruar shtatë gola dhe shtatë asistime.

Ndërkohë Napoli tentoi gjatë merkatos së dimrit, por klubi nga Amsterdami e refuzoi ofertën, mirëpo shitja pritet të ndodhë gjatë verës.

Klaassen ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2019, ndërsa Partenopei apo Bianconerët, nëse duan ta blejnë duhet të paguajnë një shifër mes 12 dhe 15 milionë euro. /Albeu.com/
Shtuar më 10/02/2016, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori