Juve dënon Bonuccin, mbrojtësi në tribunë ndaj Portos
Ofendimi i rëndë ndaj Allegrit në sfidën ndaj Palermos, do t'i kushtojë shumë mbrojtësit të Juventusit. Sipas "Sky Sport" në Itali, mbrojtësi i "Zonjës" do ta shoh ndeshjen ndaj Portos nga tribuna pasi do të dënohet për këtë ndeshje.

E pisodi që solli dënimin

Në fundin e ndeshjes mes Juventusit dhe Palermos, mediat italiane zbuluan një video, në të cilën trajneri Massimiliano Allegri ishte shumë i rebeluar dhe lehtësisht mund t’i lexoheshin buzët. “Duhet ta qepësh gojën o rrotë k… Mbylle!”, i ka thënë Allegri mbrojtësit Bonucci, i cili ka kërkuar diçka.

Mbrojtësi ndërkohë mendohet se është përplasur me trajnerin dhe në tunel dhe kjo ka qenë edhe më e rëndë./albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori