Juve do Pazzinin
Kur jemi në ditën e fundit të merkatos së janarit, kampionët e Serie A Juventus po bëjnë përpjekjet e fundit për të afruar në skuadër një sulmues me peshë. Pas blerjes së Mario Balotellit nga Milan, bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga sulmuesi Giampaolo Pazzini, i cili me ardhjen e SuperMarios do ta ketë më të vështirë gjetjen e një vendi si titullar.


Sulmuesi italian po kalon një formë të mirë te kuqezinjtë në këtë fillimviti dhe që kur është transferuar nga Inter te Milan ka shënuar 11 gola. /albeu.com/

Shtuar më 31/01/2013, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori