Juve do të ofrojë 38 milionë euro për Modric
Albeu.com
Juventusi është duke analizuar të bëjë një hap përpara për të marrë shërbimet e mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric, në tentim për të sjellë kualitet në mesfushën e vet, bën të ditur Corriere Dello Sport.Drejtori sportiv i Juventusit, tashmë ua ka vërë syrin disa lojtarëve që luajnë në Angli. Pas Xabi Alonsos, vëmendja e Juventusit është kthyer kah mesfushori kroat, Luka Modric, i cili ka dështuar të dëshmohet pas kalimit në Premierligë nga Dinamo Zagrebi gjatë kësaj vere për 16 milionë funte.

Secco është adhurues i kroatit, dhe është i gatshëm të harxhojë para të majme për të, plot 38 milionë euro.

Tifozët e klubit tashmë kanë shprehur pakënaqësinë ndaj drejtorit, dhe lajmi i fundit sigurisht se do t’i ngacmojë edhe më tej. Me një shumë të tillë të parave, në Torino do mund të arrinin futbollistë me më shumë përvojë se Modric.
Shtuar më 10/10/2008, ora 02:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori