Juve, ëndrra e ka emrin Cavani
Juventus duket e gatshme të luajë kartën Sebastian Giovinco për të realizuar ëndrrën Edinson Cavani. Për momentin është një utopi, siç dukej edhe një vit më parë skudetoja juventine. Giovinco pëlqehet shumë nga Aurelio De Laurentiis, që për momentin ka vënë në vitrinë edhe Lavezzin.

Juventinët shpresojnë që Napoli mos të zerë vendin e tretë pasi mospjesëmarrja në Champions League do e bënte më të lehtë shitjen e uruguajanit dhe jo me shifrën aktuale: 40 milionë euro.

Fillimisht, Juventus ishte e gatshme të ofronte edhe kartonat e Matri dhe De Ceglie.

Por nuk duhet harruar edhe opsioni i veshjes bardhezi të Giovinco: "Sebastian mund të vishet sërish bardhezi", u shpreh agjenti i futbollistit të Parmës.

Pesha e pasardhësit të Del Piero do të jetë pikërisht e tij. Kandidatët e tjerë për postin e Del Piero janë: Ramirez i Bologna dhe Jovetiç i Fiorentinës. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori