Juve, është Dani Alves goditja e janarit
Pëlqej
Juventus kërkon të bëjë një goditje në merkato që në muajin janar. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", për krahun e djathtë emri më i nxehtë është ai i Dani Alves, braziliani i Barcelonës të cilit i skadon kontrata në vitin 2015.

Kampionët e Italisë nuk duan të presin deri në verë për të kërkuar shërbimet e brazilianit, duke parë edhe situatën delikate të Stephan Lichtsteiner, që i skadon kontrata gjithashtu në 2015 dhe që kërkohet nga PSG.

Në rast se Juventus nuk do të arrijë të marrë Dani Alves emri tjetër në axhendën e Giuseppe Marottas është Ignazio Abate i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori