"Juve fiton edhe pa CR7"
bentacur 2

Skuadra e Juventusit aktualisht është ekipi më në formë në Europë. Bardhezinjtë i kanë fituar të gjitha ndeshjet në këtë fillim sezoni, përfshi 7 sfida në serie A dhe 1 në champions league.

Pa dyshim që çelësi i suksesit në këto fitore është edhe Cristiano Ronaldo. Ylli portugez është përshtatur më së miri më bardhezinjtë, por sipas mesfushorit të Juventusit, Rodrigo Bentakur, italianët mund të fitojnë edhe pa Cristiano Ronaldon.

Uruguajani vendos theksin se Juventus është një ekip madhështor ku fitorja mund të arrihet ndaj çdo kundërshtari. Kujtojmë që kampionët e Italisë do të luajnë këtë të martë në champions league ndaj zviceranëve të Yang Boys ku CR7 do të mungojë për shkak të suspendimit nga UEFA. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori