Juve "flijon" Marchision për një Top-Player
Në qoftë se Juventusi aspiron për të afruar një "Top-Player", sidomos në repartin e sulmit, duhet ta zbrazë këtë "sirtar" të vetin nga disa të tjerë, por edhe të veprojë në dëm të mesfushës. Ai që mund të "flijohet", a mund të jetë Claudio Marchisio? Me Arturo Vidal të blinduar nga trajneri Antonio Conte, "Princi i Ri" bardhezi ekspozohet karshi merkatos së verës. Ai ka admirues në të gjitha ligat kryesore të Europës: nga La Liga në Premier League, Bundesliga dhe Ligue I.

Tani për tani, natyrisht, nuk ka asnjë konfirmim të një marrëveshje të mundshme me kërkesat e merkatos së mesfushorit, por rruga, siç është raportuar nga "La Gazzetta della Sport", duket me disa drejtime.

Juventusit, për të marrë shërbimet e lojtarëve të tillë si Sanchez, Jovetiç apo Suarez, i duhet të shesë ndonjë prej xhevahireve të vet për të bërë të holla të konsiderueshme. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2013, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori