Juve "frikë" nga Barça, blindon Dybalën
Juventus nis punën për të blinduar sulmuesin argjentinas, Paolo Dybala. Kanë mjaftuar vetëm 14 muaj që talenti amerikano-latin të bindë drejtuesit bardhezinj se është ai njeriu i duhur për sulmin dhe Juventusi ka gati një kontratë 5-vjeçare për ish lojtarin e Palermos.

Sipas marrëveshjes së re, Dybala do të përfitojë 5 milionë Euro në sezon plus bonuset. Një lëvizje e zgjuar nga ana e Juventusit që synon ta mbajë të lidhur me një kontratë joshëse argjentinasin deri në vitin 2021.

Sinjalet e Barcelonës gjatë merkatos së verës ishin shqetësuese për drejtuesit e Juventusit dhe në këtë mënyrë, Dybala e projekton të ardhmen në Torino ku u zhvendos vetëm një sezon më parë pas shpërthimit në Palermo.
Shtuar më 03/09/2016, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori