Juve, gati oferta për Ibrahimoviç
Sipas gazetës sportive më të madhe në Itali "La Gazzetta dello Sport", Juventusi ka gjetur zgjidhjen e duhur për të risjellë në Itali Zlatan Ibrahimoviç. "Zonja e Vjetër" i ofron suedezit një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 7 milionë eurosh në vend të 12 milionëve për 2 vjet të parashikuara te Paris Saint Germain.

Një ofertë prej 28 milionë eurosh për 4 vjet që mund t’i prishë mendjen gjigandit suedez për të marrë rrugën drejt Torinos.

Por normalisht që për këtë operacion duhet të japë "Ok-in" edhe Paris Saint Germain. Francezët kërkojnë të paktën 21 milionë euro, të shpenzuara më parë për ta blerë nga Milani. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori