Juve: Gati oferta për Vidiç, pritet edhe Menez
Pëlqej
Nemanja Vidiç dhe Geremy Menez mund të jenë dy lojtarët që do ta forconin edhe më shumë skuadrën e Antonio Contes. Mbrojtësi serb i Manchester United mendohet se nuk do ta zgjasë kontratën me "Djajtë e Kuq", pasi ende nuk i ka nisur bisedimet. Për qendërmbrojtësin serb bardhezinjtë kanë gati një kontratë katërvjeçare.

Nëse gjithçka shkon siç duhet për shoqërinë torineze, 31-vjeçari mund të firmosë për ata që në janar, duke qenë se kontrata i skadon qershorin e ardhshëm.

Një tjetër objektiv i Juventusit është edhe Geremy Menez. Mediat franceze kanë bërë me dije se mesfushori 26-vjeçar i Paris Saint Germain nuk ka marrë asnjë sinjal nga klubi aktual për zgjatje kontrate. /albeu.com/



Shtuar më 08/10/2013, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori