Juve: Gati rinovimi për 3 yje (FOTO LAJM)

Vidal-Pogba-Pirlo
Këtë verë mund të derdheshin 80 milionë euro kash në arkat e Juventusit. Mjaftonte një miratim i Agnellit dhe Marottas për shitjet e Arturo Vidal dhe Paul Pogba. Real Madrid ishte gati të paguante paketën e plotë, ndërsa vetëm për Vidal ishin interesuar në kohë të ndryshme dhe Bayern Munchen, Paris Saint Germain dhe Monaco, të gjithë me një çek prej 40 milionë eurosh në dorë.

Ishte kjo ndoshta dhe goditja e vërtetë në merkaton e kampionëve të Italisë, injorimi i shifrave të tilla në këto kohë duket si dicka në kufijtë e papërgjegjshmërisë, por projekti i Juventusit është dicka serioze, i fortë falë një kaste drejtuese inteligjente në merkato dhe një trajneri si Antonio Conte i aftë të dyfishojë thuajse menjëherë cdo investim në planin teknik.

Pa ndihmën e ndonjë shitjeje të bujshme te bardhezinjtë mbërritën Tevez, Llorente dhe Ogbonna, përpos një sërë talentesh të rinj ku spikasin Gabiadini dhe Zaza që u dërguan për tu pjekur në provincë.

Merkato solide ndoshta ende e pamjaftueshme për të anulluar diferencën me më të mëdhatë e Europës, por me siguri e mjaftueshme për të ruajtur distancat në Itali.

Ndërkohë Marotta dhe Raiola kanë fiksuar një axhendë takimesh për të riparë kontratën e Pogba. Pak muaj më para paga e francezit u rrit në një milionë euro në sezon, shifër e rëndësishmë për një futbollist që në atë kohë nuk kishte mbushur ende 20 vjeç. Tani juve është gati tia rrisë fitimet deri në 2.5 milionë euro në vit deri në 2018 me një seri bonusesh të lehta për tu fituar. I mundshëm përfshirja në kontratë dhe futja e një klauzole prej jo më pak se 50 milionë eurosh. Topi i kalon pastaj Rajolës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Por Juventusi dëshiron të blindojë gjithë mesfushën e mrekullive, dhe pasi të ketë sistemuar Vidal dhe Pogba do ti dedikohet edhe Pirlos kontrata e të cilit skadon qershorin e ardhshëm palët kishin fiksuar një takim në shkurt por është më e mundur që tratativa të mbyllet që në dhjetor dhe 34 vjeçarit breshian mund ti propozohet një kontratë edhe për një vit me opsion rinovimi për atë pasardhës. /albeu.com/


Shtuar më 07/09/2013, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori