Juve godet sërish: Vjen Traore, por ikën...
Juventusi nuk ndalet në merkato, pasi ka goditur sërish. Përforcimi i radhës i bardhezinjve është Lacina Traore. Futbollisti që ka mbrojtur ngjyrat e Anzhit në Rusi, sipas mediave ruse, tashmë do të kalojë tek kampionët e Italisë. Duke qenë se merkatoja verore është mbyllur, sulmuesi do të vijë në janar.

Edhe trajneri i Dinamos së Moskës, Dan Petresku, deklaroi për mediat lokale se futbollisti tashmë e ka arritur marrëveshjen me bardhezinjtë. Por nëse futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të vijë te Juventus, atëherë do të ketë largime. Dhe lojtari që ende nuk ka bindur është Fernando Llorente.

Nga ana tjetër, Traore është një futbollist i fortë, 2.03 m i gjatë dhe ka karakteristika teknike njësoj si ish sulmuesi i Athletic Bilbao. Pikërisht për këtë arsye, mediat italiane gjykojnë që e ardhmja e baskut do të jetë larg Torinos.

Fakti që lajmin për transferimin lojtarit e ka dhënë vetë trajneri i Dinamos së Moskës, e bën atë shumë të besueshëm, edhe pse nga shtëpia bardhezi ende nuk ka një reagim në lidhje me këtë çështje.

Mirëpo trajneri Antonio Conte ka qenë tepër i inatosur me drejtuesit për largimin e Alessandro Matrit, për rrjedhojë këta të fundit janë vënë në lëvizje që të mund të zgjidhin kleçkën e krijuar në sulm. /albeu.com/



Shtuar më 11/09/2013, ora 18:09
Ndeshja e fundit
18/05/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e Juventus FC në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori