Juve i bën urimin e rrallë Ronaldos për 36-vjetorin
“Urime për ditëlindjen, Cristiano!” Juventusi ka zgjedhur një letër të gjatë, me shpirt, të botuar në faqen e vet zyrtare, për t’i uruar kampionit portugez ditëlindjen e 36-të.

Një karikim edhe në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Romës, por që sigurisht nuk kalon pa u vënë re. “Dhe sot, përveç se e duartrokasim atë, siç bëjmë gjithmonë, i dërgojmë urimet tona më të mëdha, të krejt Juventusit,– thuhet në letër.


Dhurata më e mirë? Dopieta ndaj Interit

Sipas Juves, dhurata më e mirë mbërriti disa ditë më herët: “Cristiano, i cili mbush 36 vjeç sot, ndoshta nuk mund ta festonte më mirë sesa me dopietën në ‘San Siro’, të martën, e cila i mundësoi Juves të mposhtte Interin. Vitet kalojnë, por ajo që mbetet e pandryshuar është dëshira e tij e madhe për të vazhduar punën, për të përmirësuar veten, për të fituar, një mënyrë për të kuptuar futbollin, çka e ka shoqëruar atë gjatë gjithë karrierës së jashtëzakonshme dhe tepër fituese, – vazhdon letra.

– Numrat e CR7 dhe çmimet flasin për të, por prapa një makinerie të përsosur golash ka punë të palodhur, vetëmohimi të jashtëzakonshëm dhe një karizme që, duke filluar me çdo seancë të veçantë stërvitore, ai e vë në shërbim të shokëve të skuadrës për të vazhduar rritjen, të gjithë së bashku. Suksesi është ndërtuar vetëm në këtë mënyrë, me synimin për të mos u ndalur kurrë dhe ngritur gjithnjë nivelin”.



Shtuar më 05/02/2021, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori