Juve i nxorri lekët e Ronaldos vetëm me bluza, por cilat klube kanë shpenzuar më shumë deri tani (FOTO LAJM)

Jemi pothuajse në përfundim të tregut të transferimeve të verës në top ligat evropiane.

Disa nga klubet tashmë vetëm kanë siguruar shërbimet e lojtarëve të preferuar duke u përforcuar kështu në pozitat që ata ishin të interesuar.

Edhe këtë herë shpenzimet ishin të mëdha, ndërsa Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 256.9 milionë euro.

Blerja e tyre më e madhe ishte Cristiano Ronaldo nga Juventusi, pastaj Joao Cancelo nga Valencia dhe Douglas Costa nga Bayern Munich.

Në vendin e dytë është Barcelona me 124.9 milionë euro, blerja më e shtrenjtë është Malcom nga Bordeaux.

Pastaj vjen Liverpooli i Jurgen Klopp me 122.2 milionë euro, ku blerja më e shtrenjtë e Reds ishte portieri i Romës, Alisson Becker.

Në vendin e katër është Atletico Madridi me 109 milionë euro, ndërsa ishte Thomas Lemar nga Monaco ishte transferimi më i shtrenjtë.

Top pesëshja mbyllet nga Roma, klubi nga kryeqyteti italian ka shpenzuar 100,95 milionë euro, ndërsa lojtari që u ble më së shtrenjti është Javier Pastore për 24.7 milionë euro.
Shtuar më 07/08/2018, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori