Juve i ofron Tevez fanellën e Del Piero
Në pritje të rihapjes së merkatos në fund të sezonit te Juventusi janë afruar emra si Gonzalo Higuain, Leandro Damiao dhe Robin Van Persie. Por, në të vërtetë, presidenti Andrea Agnelli ëndërron argjentinasin Carlos Tevez dhe mbi të vazhdon të këmbëngulë sërish. Ndonëse 27-vjeçari po mundohet të gjejë hapësirë te Manchester City deri në fund të sezonit, në verë ekziston sërish mundësia që Milani ta nisë kundërsulmin për blerjen e kartonit të amerikano-jugorit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Juventusi nuk e ka braktisur pistën Tevez, sepse dje e përditshmja torineze “Tuttosport” ka zbuluar se në muajin e fundit drejtori i përgjithshëm bardhezi, Giuseppe Marotta, ka zhvilluar 4 takime sekrete me menaxherin e futbollistit, Kia Joorabchian.

Numri dy i klubit bardhezi i ka ofruar agjentit të sulmuesit një kontratë 4-vjeçare prej 6 milionë eurosh në sezon, ofertë me të cilën Juventusi kërkon ta joshë Tevezin. Për më shumë, Marotta i ka siguruar agjentit se do ta zgjidhë edhe ngërçin e klauzolës që lojtari ka me City-n, duke u ofruar këtyre të fundit një shifër që nuk do ta refuzojnë. Për më shumë, Carlos Tevez i është premtuar fanella me numër 10 e Alessandro Del Pieros. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori