Juve: Ikën Vidal, por kush vjen? (FOTO LAJM)

Kostas Manolas - Olympiakos
Pëlqej
Merkatoja e Juventus varet nga Arturo Vidal. Shitja e mesfushorit kilian te Manchester United mund të sjellë në arkat e kampionëve të Italisë 45-50 milionë euro, të cilat do të përdoren më pas në merkato.

Prioritetet janë të qarta: një mbrojtës qëndre dhe një mesfushor por me tipare të mira sulmuese.


Në mesfushë emri më i nxehtë është ai i Fredy Guarin, i cili duket se nuk do të ketë shumë hapësira në Interin e ri të Mazzarrit, ndërsa një tjetër objektiv është Ezequiel Lavezzi, por marrëdhëniet jo të mira me PSG-në mund të përbëjnë problem.

Javier Hernandez është një mundësi, ndërsa Stevan Jovetiç është profili i duhur.

Përsa i përket mbrojtjes qarkullojnë dy emra: greku Manolas dhe Zapata, të cilin Allegri e njeh shumë mirë prej Milanit. /albeu.com/

Shtuar më 08/08/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori