Juve-Inter, "sherr" për kalendarin
Dy javë para takimit, sfida mes Interit dhe Juventusit ka ndezur atmosferën në aksin Milano-Torino. Pas skandalit të "Calciopoli"-t, ndeshjet mes dy skuadrave nuk kanë më vetëm vlerën e tri pikëve. Dje, polemikat lindën pas kërkesës që mendohej se do të bënte ekipi 29 herë kampion i Italisë, Juventusi. Bardhezinjtë pretendonin që sfida në fjalë të luhet të premten dhe jo të shtunën, siç është caktuar në kalendar.

Por, nga ana tjetër, duket se dëshirat e Kontes nuk ka ndër mend që t’i bëjë realitet Interi. Zikaltrit, nëpërmjet teknikut Walter Mazzarri kanë treguar qëndrimin e tyre nëse kërkesa do të bëhet zyrtare.

"Jo, jam kundër kampionatit të trukuar", u shpreh tekniku zikaltër.

Kështu, derbi i Italisë do të luhet të shtunën e 14 shtatorit, në orën 18:00. Një tjetër arsye që Interi nuk preferon të aprovojë kërkesën e Juves është se disa prej lojtarëve zikaltër kthehen nga impenjimet me kombëtaret respektive vetëm ditën e enjte. /albeu.com/



Shtuar më 03/09/2013, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori