Juve, ja 12 emrat për merkaton e janarit (FOTO LAJM)

Juan Mata - Manchester United
Pëlqej
Merkatoja e Juventusit nuk ndalet kurrë. Pak ditë pas mbylljes së merkatos së verës, e mbyllur pa "goditjen e madhe" të shumëpritur, Marotta dhe Paratici po punojnë që ti dhurojnë Massimiliano Allegrit goditjen e duhur gjatë merkatosjanarit, duke parë që nis edhe faza e dytë e Champions League.

Emri më "i nxehtë" në axhendën e Juventusit është spanjolli i Manchester United, Juan Mata, i cili mund të lerë "Old Trafford" pas afrimit të Angel Di Maria dhe Radamel Falcao, ndërsa po nga Premier League pëlqehen edhe Valencia, Nastasiç, Glen Johnson apo Benteke, shkruan "TuttoSport".

Por lista nuk mbaron me kaq: kampionët e Italisë po shikojnë edhe në Serie A, Ligue I apo Bundesligë për të gjetur njeriun e duhur për Allegrin. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori