Juve, jo vetëm Llorente
Jo vetëm Fernando Llorente për sulmin e Juventus. Gazeta sportive torineze "TuttoSport" lëshon dritë për mbërritjen e mundshme në janar në ngjyrat bardhezi të një bomberi të ri. Sipas saj, përveç sulmuesit të Athletic Bilbao, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Italisë po punojnë edhe për një pistë tjetër.

Bëhet fjalë për Klaas Jan Huntelaar, sulmuesi hollandez i Schalke 04, njohje e vjetër e futbollit italian pasi para disa vitesh ka qënë pjesë e Milan.

Klubi nga Gelsenkirchen dhe sulmuesi po punojnë për rinovimin e kontratës dhe pritet që hollandezi të përfitojë të paktën 8 milionë euro në sezon dhe çmime të tilla mund t'ia vështirësojnë punën Juventusit, i cili po punon në disa pista të mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2012, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori