Juve kërkon Ashley Cole
Juventusi po mendon që të sjellë në Torino mbrojtësin anglez të Chelsea, Ashley Cole. Lojtari, të cilit i skadon kontrata në fund të vitit 2013, shikohet si një përforcim i mirë për krahun e majtë. Drejtuesit bardhezinjë e ndjekin prej kohësh Cole, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Politika e klubit kampion Europe në Fuqi, Chelsea është që të mos nënshkruajë kontrata mbi 1-vjeçare me lojtarët mbi 30 vjeç. Për këtë arsye, 34-vjeçari po mendon që të ndërrojë ekip.

Ai shikohet si një përforcim i mirë për torinezët, që janë gati t’i ofrojnë atij një pagë të mirë dhe disa vite kontratë.

Megjithatë zhvillime mund të ketë në janar, atëherë kur anglezi duhet të vendosë për të ardhmen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2012, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori