Juve kërkon fitoren në transfertën e vështirë ndaj Sampdorias (FOTO)

Juventus pas pak minutash do të tentojë të kalojë transfertën e vështirë të Sampdorias për të hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion. Bardhezinjtë do të luajnë me formacionin më të mirë, duke lënë pushim vetëm Bonuccin dhe Alex Sandron në mbrojtje.

Pjanic do të rikthehet nga minuta e parë në fushë, ndërkohë që Sampdoria do të luajë me treshen e rrezikshme në sulm Bruno Fernandes, Quagliarella dhe Muriel. /albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori