Krisje në marrëdhëniet mes
Athletic Bilbao dhe Fernando Llorente:
Juventus shpreson tani. Sipas asaj që raporton revista spanjolle "El Correo", palët janë tashmë drejt ndarjes, edhe pse jemi në prag të sezonit të ri në Primera Division.
Sulmuesit bask i skadon kontrata me
Athletic Bilbao qershorin e ardhshëm dhe kjo ka bërë që palët të mos gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndaj dhe 20 milionë euro do të ishin të
mjaftueshme për ta larguar bomberin nga San Mames.
Nga ana tjetër,
Juventus, klub që interesohet për sulmuesin, ka filluar të besojë në suksesin e tratativave. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2012,
ora 14:59