Juve, Marotta në Angli për Tevez
Juventus nis sprintin final për Carlos Tevez. Kontaktet telefonike mes drejtuesve bardhezinjtë dhe atyre të Manchester City kanë qënë shumë pozitive, shkruan Calciomercato.it. Sulmuesi argjentinas ka zgjidhur gjithçka me nënkampionët e Anglisë dhe për këtë arsye Drejtori i "Zonjës së Vjetër" Giuseppe Marotta ka fluturuar për në Angli për të finalizuar operacionin.

Kampionët e Serie A janë në avantazh ndaj Milan, por kuqezinjtë vazhdojnë të monitorojnë me shumë vëmëndje situatën e "Apash". /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2013, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori