Juve, Milan dhe Sassuolo për "Trofeun Tim"
Juventusi, Milani dhe skuadra e sapo ngjitur në Serinë A, Sassuolo do të zbersin në fushë për "Trofeun Tim 2013" më datë 23 Korrik në stadiumin "Citta del Tricolore" në Reggio Emilia. Të treja skuadrat do të përballen me njëra-tjetërn në sfida prej 45 minutash.

TIM çon në Emilia Romagna skuadrat me peshë si Milan dhe Juventus por edhe Sassuolon për të festuar ngjitjen në Serie A, por bie në sy mungesa e Inter, e cila ka qënë pjesëmarrëse në sezonet e fundit.

"Trofeu Tim" zhvillohet përafërsisht një muaj para startit sezonit të ri të Serie A dhe kërkon të promovojë vlerat e një futbolli të pastër.
Shtuar më 26/06/2013, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori