Juve, Milan e Atletico pas talentit shqiptar
Pëlqej
Talenti vlonjat Alesio Hyseni ka tërhequr vëmendjen e gjithë klubeve elitare europiane gjatë angazhimeve të tij me ekipin e moshave të Perugia Primavera në Itali ku luan prej 6 vitesh. 17-vjeçari këtë verë është stërvitur edhe me ekipin e parë të Perugias, duke qenë një hap larg një kontrate profesionisti.

Mediat italiane bëjnë të ditur se mesfushori shqiptar kërkohet nga shumë ekipe elitare, si Juventus, Milan, Atletico Madrid, Villareal dhe Sevilla.

"Alesio ka shkëlqyer dhe falë punës së tij është grumbulluar gjatë stërvitjes edhe nga ekipi i parë i Perugias. Kemi pasur një bum ofertash serioze në Itali dhe Spanjë. Juventusi dhe Milani më kanë kontaktuar, por interes të lartë kanë shprehur si Atletico Madrid, Sevilja dhe Villareal", konfirmon menaxheri italian Umberto Quistelli.

I rritur me frymën dhe taktikën italiane, falë trajnerit Xhemal Mustedanagiç, talenti vlonjat debutoi edhe me moshat U-17 të Shqipërisë më 18 tetor 2013 në humbjen 0-1 ndaj Rumanisë. "8″-ta e moshave U-17 ka zhvilluar 6 ndeshje zyrtare dhe 6 miqësore me fanellën kuqezi. /albeu.com/


Shtuar më 12/08/2014, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori