Juve-Milan, formacionet e mundshme
Pëlqej
Juventus-Milan, është kjo suopersfida e javës në Serie A. Kampionët e Italisë presin sonte në mbrëmje kuqezinjtë e Massimiliano Allegrit, që kanë bërë një start sezoni shumë të dobët, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Antonio Conte nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Stephan Lichtsteiner dhe sulmuesin malazez Mirko Vuçiniç për shkak dëmtimesh, ndërsa Milan nuk do të ketë në fushë as Mario Balotellin e pezulluar me tre ndeshje pas protestave në Milan-Napoli.

Tevez-Quagliarella është dyshja e sulmit për vendasit, ndërsa miqtë do të kenë në fazën ofensive dyshen Robinho-Matri. /albeu.com/


Formacionet e mundshme:

JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Padoin, Vidal, Pirlo, Marchisio, Asamoah; Tevez, Quagliarella. Tr. Conte

MILAN (4-3-1-2): Abbiati; Abate, Zapata, Mexes, Constant; Poli, De Jong, Muntari; Montolivo; Robinho, Matri. Tr. Allegri
Shtuar më 06/10/2013, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori