Juve-Milan, Matri sfidon bardhezinjtë
Alessandro Matri i dha lamtumirën Juventusit pak më shumë se një muaj më parë, duke lënë një shënim të pazakontë në portën e dhomave të zhveshjes ku shkruhej, "Dy vjet sakrifica, beteja dhe fitore. Dy vjet të paharrueshëm që do ti mbaj mend për të gjithë jetën. Faleminderit të gjithëve miqtë e mi. Një tjetër sfidë më pret, por edhe si kundërshtarë do të keni gjithmonë respektin tim".

Të dielën në mbrëmje Matri do ta rigjejë Juventusin përballë si kundërshtrar dhe për të natyrisht që do të jetë një ndeshje speciale. Dhe një nga pyetjet që mund të bëjnë tifozët është nëse do të festojë nëse shënon në "Juventus Stadium".

"Mendoj se po. Nuk e shoh si mungesë respekti. Për mua të shënoj do të thotë të festoj. E kam bërë dhe kundër Cagliarit, nuk shikoj ndonjë arsye përse të mos e bëj tani. Me shumë nga futbollistët e Juventusit ruaj raporte të mira. Disa më kanë shkruar sms për të më kurajuar pasi nuk po ia dal të bëj gol. Por batuta finale është gjithmonë e njëjta. Tani prit edhe pak për t’u zhbllokuar, mos e bëj kundër nesh. Në Torino lashë një grup të mirë dhe jam i lumtur që i ritakoj. Me Pirlon, Chiellinin dhe Pepen kam një raport të veçantë", është shprehur Matri.

Me fanellën bardhezi Matri ka bërë bashkë 83 prezenca dhe 29 gola, disa decizive si ai 1-1 në “San Siro” kundër Milanit, në ndeshjen e golit fantazmë të Muntarit ndërsa si Milanist është ndalur te 8 ndeshje dhe zero gola Matri nuk shënon që nga 8 maji i 2012-ës.

"Goli më mungon shumë, por dua të kujtoj se edhe në të kaluarën kam provuar periudha si kjo dhe gjithmonë i kam kaluar. Ndaj edhe tani e përjetoj gjithçka me qetësi", përfundoi sulmuesi i Milan. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori