Juve-Napoli, 7 kampionë në pikëpyetje (FOTO LAJM)

Gigi Buffon
Juventus-Napoli nis me një frikë të madhe në lidhje me të dyja skuadrat. Fakti është që impenjimet me kombëtaret respektive u kanë kushtuar pak shtrenjtë dy kryesueseve të Serisë A, ku ato që spikasin janë problemet në lidhje me dëmtimet, natyra më e madhe për arsye fizike. Por ka edhe të papritura me linjat ajrore, të cilat kanë frenuar Edinson Cavanin që të mbërrijë në kohë.

Te Juventus lojtarët në dyshim janë Gigi Buffon, Claudio Marchisio, Giovinco dhe Mirko Vuçiniç, ndaj dhe me shumë mundësi nesër në 18.00 në sulm do të jetë dyshja Matri-Quagliarella.

Te skaudra e Walter Maxarri, përveç dyshes së sulmit Cavani-Pandev, në dyshim është edhe kolumbiani Zuniga.

Të gjithë këta lojtarë janë dëmtuar gjatë ndeshjeve eminatore me Kombëtaret e tyre.

Stafet mjekësore po bëjnë një punë intensive me shpresën që nesër në supersfidën e Serie A kampionët të jenë në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2012, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori