Kushtet e vështira ekonomike mund të shtyjnë drejtuesit e klubit francez Olimpik
Lion të shesin mbrojtësin e majtë Aly
Cissokho, raporton "L'Equipe". Sipas prestigjozes transalpine 24-vjeçari është nën vëzhgimin e
Juventus, klub i cili e ka kërkuar prej kohësh futbollistin në fjalë.
Ish-i i Portos, që u kërkua me ngulm nga Milan para se të shkonte në Francë mund të rikthehet sërish në Itali por kësaj rradhe jo me fanellën kuqezi.
Juventus dhe Napoli përveç duelit që do të kenë në finalen e Kupës së Italisë, do t'iu duhet të ndeshen edhe në merkato. Të dy klubet interesohen për Aly
Cissokho, përveç anglezëve të Newcastle dhe Liverpool.
Aktualisht, ai ka një kontratë deri në 2014 me
Lion dhe vlera e kartonit të tij është 12 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012,
ora 16:17