Juve-Napoli, në fushë 623,5 milionë euro
Ndeshje pasanikësh: Juventus-Napoli është sfida më e shtrenjtë e Serie A. "Tuttosport" shkruan se vlera e merkatos e të gjithë futbollistëve të të dy skuadrave është plot 623,5 milionë euro. Presidentët miq dhe armiq Andrea Agnelli dhe Aurelio De Laurentiis kanë qënë më të mirët në merkatot e viteve të fundit duke afruar në skuadrat respektive emra të mëdhenj dhe që vlejnë.

Sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain dhe Carlitos Tevez kanë qënë goditjet e mëdha të verës së shkuar, kur Juventus tentontemerrte edhe kolumbianin e Napolit, Juan Zuniga, i cili më pas rinovoi me Axurrët por që kishte një vlerë në merkato prej 35 milionë eurosh.

Pra, me pak fjalë, me një vlerë të tillë në fushën e lojës dhe pankinë, kryendeshja e javës në Serie A premton spektakël dhe gola. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2013, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori