Juve në "ankth" për Dybala-n, ja informacionet e fundit nga Torino
Sot Paulo Dybala ka kryer terapitë e para pas një goditje që mori në kavilie dje pas një ndërhyrje të Muntarit. ylli i Juventusit për momentin nuk është në rrezik për sfidën ndaj Barcelonës.

Konfirmimi ka ardhur nga stafi mjekësor i bardhezinjve. E hëna dhe e marta do të jenë ditë të rëndësishme për të parëse si do të reagojë kavilia, raporton Albeu.

Dybala nuk do t'i nënshtrohet asnjë ekzaminimi mjekësor. Mjekët kanë dhënë garanci Allegrit për aktivizimin e tij të enjten nëse gjithçka do të shkojë mirë. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori